Titulli i projektit: “Përforcimi ekonomik i grave rurale të përkatësive të ndryshme etnike të Rajonit Lindor dhe Perëndimor”
Bartës i aplikacionit: Shoqata e Fermerëve Gra AGRO-VINKA Vinicë
Partner: Shoqata Radika-De Dibër
Qëllime të projektit:
Me anë të themelimit të bashkëpunimit më të mirë dhe shkëmbimit të përvojave, edukimit, promovimit, bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta të nxisim të rinjtë dhe gratë e komuniteteve të ndryshme etnike të Rajonit Lindor dhe Perëndimor (komunat e Vinicës, Dibrës, Mavrovës dhe Rostushe dhe Centar Zhupa) të mësojnë bazat e sipërmarrjes dhe artizaneve, të shkëmbejnë përvoja në dy rajonet, të zhvillojnë ide afariste të tyre dhe në këtë mënyrë të zmadhojnë mundësitë për pavarësi ekonomike. Të shfrytëzojnë përvojat dhe praktikat e mira që do të motivojnë për fillimin e bizneseve familjare, me çfarë do të zvogëlohet papunësuar dhe me atë edhe trendi i shpërnguljes së të rinjve nga këto rajone rurale.