Përfaqësues të më tepër se 40 organizata qytetare nga Maqedonia Perëndimor dhe Lindore, që punojnë në tema të ndryshme të fushës së zhvillimit rural, janë mbledhur në dy trajnime në Maqedoninë Lindore dhe Perëndimore, të organizuar nga ana e projektit “Parlamenti Rural Kombëtar si Zëri i Popullatës Rurale”. Kjo ishte e para nga një serie prej tre trajnimeve dyditëshe, prej të cilave pritet që organizatat qytetare të përfitojnë njohuri për politikat e zhvillimit rural në nivelin kombëtar dhe në nivelin e Be-së, si dhe të përfitojnë shkathtësi për lexim, interpretim dhe elaborim të politikave. Me anë të një procesi të këtillë të ngritjes së kapaciteteve të sektorit qytetar, projekti “Parlamenti Rural Kombëtar si Zëri i Popullatës Rurale” synon prezantimin e një qasjes pjesëmarrëse në krijimin e politikave për zhvillim rural dhe krijim të partneriteteve mes sektorit qytetar dhe qeveritar në miratimin e vendimeve të përbashkëta për përmirësim të jetës në mjediset rurale.
“Pa një sektor të bashkuar dhe të fuqishëm nuk mund të presim që do të kemi mjedise të zhvilluara sepse sektori qytetar është fuqi shtytëse në mobilizimin e resurseve në mjediset rurale – njerëzore dhe natyrale” – theksoi Petar Gjorgjievski, kryetar i Rrjetit për Zhvillim Rural të Republikës së Maqedonisë, që bashkon më tepër se 83 organizata qytetare nga gjithë Maqedonia. Ai shtoi që do të punohet në rritjen e përfshirjes së banorëve lokal në përgatitjen e strategjisë dhe programeve, si dhe mënyra e vetme e qëndrueshme për masa funksionale për zhvillim rural.
Projekti “Parlamenti Rural Kombëtar si Zëri i Popullatës Rurale” është financuar nga BE-ja, dhe i zbatuar nga tre organizata partnere: CNVP (Organizata për Lidhjen e Vlerave Natyrale dhe Njerëz), RZR i RM (Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë dhe AkRRa (Aksioni për Zhvillim Rural). Qëllimi kryesor i projektit është të zmadhojë ndikimin e organizatave qytetare nga mjediset rurale dhe pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin e politikave publike dhe procese të marrjes së vendimeve.