Duke filluar nga 30 maji 2017 deri më sot, projekti “Parlamenti Kombëtar Rural si zëri i popullatës rurale – PKR”, ka organizuar 4 takime me organizatat qytetare në katër rajonet e planifikimit: juglindor, lindor, jugperëndimor dhe Pollogut, me qëllim të nxitjes se diskutimeve për mundësitë e kyçjes së tyre më të madhe në krijimin e politikave lidhur me zhvillimin rural, si dhe të identifikojë organizata që në mënyrë aktive do të punojnë në fushën e zhvillimit rural. Në përgjithësi 70 përfaqësues të organizatave qytetare kanë marrë pjesë në takimet e organizuar në: Pehçevë, Strumicë, Strugë dhe Tetovë.

Deri në fund të qershorit, projekti do të organizojë 4 takime plotësuese me organizatat qytetare për të prezantuar aktivitetet e ardhshme të planifikuara dhe të nxit pjesëmarrje më aktive të organizatave në procesin e ngritjes së kapaciteteve për rrjetëzim dhe përfaqësim. Në këtë mënyrë, projekti synon të përforcojë ndikimin e shoqërisë qytetare me anë të përfshirjes në krijimin e politikave publike, dialogut qytetar dhe proceset e marrjes së vendimeve për përmirësim ë kushteve të jetës në mjediset rurale.

 

 

Projekti, i financuar nga Bashkimi Evropian, ka filluar të zbatohet në mars 2017 nga tre organizatat partnere: Fondacioni për Lidhje të Vlerave Natyrore dhe Njerëzit (CNVP), Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë (RZR i RM-së) dhe Aksioni për Zhvillim Rural (AkZRu). Parashikohet që aktivitetet e projektit të përfshijnë 40 organizata lokale nga mjediset rurale, mesatarisht 5 organizata qytetare në secilin prej 8 rajonet e planifikimit të Maqedonisë, përfshirë edhe minoritetet dhe shumë grupe etnike.   Metoda kryesore e punës do të jetë trajnimi, ushtrimi (coaching) dhe mësimi praktik, me të cilën do të inkurajohen organizatat rurale për aktivitet më të madh në proceset e marrjes së vendimeve dhe krijimit të partneriteteve strategjike me autoritetet lokale dhe kombëtare.